Diplomatët evropianë kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të tregojnë përmbajtje maksimale në kohën kur tensionet kanë arritur kulmin në Gji, një vit që nga tërheqja e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Federica Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE-së, theksoi nevojë për dialog pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo, i cili bëri një vizitë të minutës së fundit në Bruksel për të ndarë informacione lidhur me kërcënimet e Iranit, transmeton portali arbresh.info.
SHBA ka rivendosur sanksionet ndëshkuese ndaj Iranit, që nga tërheqja e njëanshme nga marrëveshja bërthamore e negociuar nga Teherani dhe gjashtë fuqitë botërore më 2015.
Javën e shkuar, Uashingtoni dërgoi disa anije marine dhe bombardues në Lindjen e Mesme duke cituar kërcënime të paspecifikuara nga Teherani.
Irani u përgjigj duke deklaruar se do të shkurtojë pajtueshmërinë me pjesët e marrëveshjes bërthamore.
Mogherini tha se BE vazhdon të mbështesë plotësisht marrëveshjen, e cila impononte kufizime në programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
“Gjithmonë është më mirë të flitet se sa të mos bëhet kjo, veçanërisht kur lindin tensione”, tha ajo.
“Mike Pompeo e dëgjoi atë shumë qartë nga ne sot, jo vetëm nga unë, por edhe nga shtetet e tjera anëtare të BE-së, se ne jetojmë në një moment vendimtar delikate ku qëndrimi më përgjegjës që duhet marrë është ai i përmbajtjes maksimale”.
Ministrat nga nënshkruesit evropianë ndaj marrëveshjes bërthamore – Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca – publikisht kritikuan qasjen e ashpër të SHBA-së./Arbresh.info/
#IranDeal “We always encourage dialogue. We still invite Iran to comply with all its nuclear commitments and we will do our part on our side to continue to fully implement the nuclear deal” @FedericaMog pic.twitter.com/vjdEE7epFR
— European External Action Service – EEAS ?? (@eu_eeas) May 13, 2019
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...