Alaskë: Del në breg një krijesë e panjohur deti me gjatësi 9 metra

20:04 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Kjo krijesë misterioze la vendasit të shtanguar pasi doli në breg, duke i lënë të mendojnë se ishte një kallamar 9 metra i gjatë, shkruan Dailymail, transmeton portali Arbresh.info.

 

 

Ky ”globster” i çuditshëm ishte spikatur afër gjirit St James në shtetin amerikan të Alaskës nga një grup që mendonte se ishte një kallamar gjigant me ”sy të madhësisë së pjatave të ushqimit”.

Por një biologe nga Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës e ka analizuar kufomën dhe ka treguar se është një balenë gungaçe e kalbur.

Është një nga ‘globsterët’ e veçantë – term ky i përdorur që nga vitet e 60ta, për përshkrimin e krijesave të vdekura të dalura në breg,  pa ”sy të dukshëm, pa kokë të vërejtur, dhe pa strukturë të dukshme kockore”.

 

Biologia Johanna Vollenweider, e cila e analizoj trupin, tha se krijesa kishte humbur kokën dhe bishtin, dhe lehtë mund të ngatërrohej me diçka tjetër. /Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme