Koreja Veriore mund të fillojë të kryejë sulme bërthamore në Europë, ka paralajmëruar Franca gjatë ditës së sotme.
Sipas ministrit të jashtëm francëz, situata me Korenë Veriore është duke u bërë ‘jashtëzakonisht serioze’, madje ai ka shtuar se të kërcënuara duhet të ndjehen edhe Londra, Roma dhe kryeqytetet tjeta europiane, transmeton portali arbresh.info
Jean-Yves Le Drian paralajmëroi për një përfundim të ‘llahtarshëm’ nëse nuk bëhet diçka për të ndaluar shtetin më të izoluar në botë.
“Situata është shumë serioze. Ne e shohim Korenë Veriore duke u vendosur si një objektiv që mund ta kemi nesër, ose pasnesër…pasi ata edhe mund të transportojnë armë bërthamore”, tha ai.
Sipas tij, nëse nuk merren masa, kjo gjendje shumë shpejt mund të kthehet në realitet.
Ai shtoi se konflikti nuk është larg dhe se e gjithë Europa, Amerika, Japonia, Koreja Veriore dhe Kina janë në rrezik.
“Për momentin, Koreja Veriore ka mjete për të sulmuar SHBA-të, madje lehtë mund të sulmojë edhe Europën dhe pa dyshim, nëse sulmohet edhe Japonia, atëherë situata do të jetë eksplozive”, shtoi ai.
Ai ka kërkuar nga regjimi koreano veriore që të ndalojë testimin e raketave balistike dhe të fillojë bisedimet me shtetet tjera.
“Koreja Veriore duhet të gjejë një rrugë për negociata. Duhet të jetë më aktive në aspektin diplomati”, ka shtuar ai.
Tensionet mes Koresë Veriore, Japonise, Koresë Jugore dhe SHBA-ve, janë rritur ndjeshëm pasi regjimi i Kim Jong-un lansoi një raketë balistike mbi territorin e Japonisë./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...