Google ADS

Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit

23:45 | 9 Janar 2025
E.H

“Mbijetesa e Ukrainës është në fije të perit”. Alarmin e ka ngritur Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një konferencë nga Gjermania.

Në konferencën e tij të fundit për Ukrainën, Austin kërkoi që vendet partnere të qëndrojnë bashkë dhe të luftojnë për mbijetesën e saj.

“Ky koalicion ka pasur mbështetje për gati tre vite të vështira. Lufta dhe ne nuk duhet të ndalemi tani, për këtë arsye po e lë grupin e kontaktit jo me një lamtumirë, por me një sfidë. Koalicioni që mbështet Ukrainën nuk duhet të zmbrapset. Nuk duhet të lëkundet dhe nuk duhet të dështojë. Mbijetesa e Ukrainës është në fije të perit, por bashkë me të është edhe e tërë siguria jonë. Sulmi i Rusisë filloi me Ukrainën, por nuk do të ndalet atje. Rreziku tashmë është global. Sot, më shumë se 50 vende po koordinohen me Ukrainën për të dhënë asistencë jetike dhe kjo e ka ndihmuar Ukrainën, duke e kthyer përpjekjen ushtarake të saj në një nga historitë më të suksesshme të kohës sonë”./A2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme