Google ADS

Alarmante, regjistrohen mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

14:55 | 11 Nëntor 2021
A. B.

Gjermania sot ka regjistruar një rekord prej 50,196 rasteve të reja me Covid-19.

Numri total i rasteve të konfirmuara tani ka shkuar në 4.89 milionë, ndërsa i viktimave në 97,198, sipas Insitutit Robert Koch, shkruan Euro News transmeton arbresh.info

Reinhard Sager, president i Asociacionit të autoriteteve lokale gjermane, i ka bërë thirrje industrisë së hotelierisë që të marrë masa më të ashpra për t’u siguruar se konsumatorët janë të testuar, të vaksinuar, apo të shëruar nga koronavirusi.

“Shqetësimi i humbjes së konsumatorëve potencialë duhet të jetë shumë më i vogël sesa shqetësimi për pasojat që mund të vijnë nëse ata vazhdojnë të bëjnë pak për të përmbushur obligimet për kontrolle.” tha Sager.

Tri partitë gjermane që janë duke negociuar për formim të koalicionit qeveritar në fillim të dhjetorit, janë pajtuar që të mos zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme, pavarësisht valës së infektimeve.

Ato kanë prezantuar një projektligj që do të ndryshonte legjislacionin aktual për të mundësuar zbatimin e masave si vendosja e detyrueshme e maskave dhe mbajtja e distancës fizike në ambiente publike, deri në mars të vitit të ardhshëm.

Projektligji do të prezantohet në Parlament të enjten dhe për të do të votohet javën tjetër. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme