Prej disa ditësh Emilia-Romagna në Itali është goditur nga moti i keq. Reshjet e mëdha kanë shkaktuar përmbytje në disa zona duke “fundosur” qindra banesa.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, reshjet mund të bëjnë që nivelet e lumenjve të rriten sërish.
Sot raportohet se një helikopter është rrëzuar në Belricetto di Lugo, në provincën e Ravenës, teksa ishte përfshirë në një ndërhyrje për prishje të linjave të energjisë elektrike të shkaktuara nga moti i keq.
Sipas njoftimeve, katër personat në bord kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Nga pozicioni i rrënojave në tokë, u hipotezua për një ulje të gabuar, për shkaqe nën hetim, me përplasje të dhunshme nga pjesa e përparme.
Sipas raporteve nga Prefektura e Ravenës, helikopteri është një avion privat që fluturoi ulët në emër të Enel për të kontrolluar linjat e energjisë në Ca di Lugo.
Sipas autoriteteve, deri më tani janë regjistruar 14 viktima. Ndërhyrjet ndihmëse për popullatën vijojnë 24 orë në ditë dhe 8 mijë qytetarë kanë gjetur tashmë mikpritje në hotele dhe në strukturat e ngritura nga bashkitë në palestra, salla sportive dhe shkolla.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...