Australia regjistroi sot një nga shifrat më të larta ditore të vdekjeve, dhe shtrimet në spital janë pothuajse në nivele rekord.
Australia ka regjistruar një numër rekord të vdekjeve në ditët e fundit. Sot u regjistruan 89 vdekje dhe të mërkurën 90. Më shumë se 55 mijë raste të reja u konfirmuan të enjten, që është numri më i lartë që nga 18 maji, shkruan “ABC News” transmeton arbresh.info
Kryeministri Anthony Albanese tha se udhëheqësit e shtetit dhe zyrtarët federalë të shëndetësisë nuk kanë rekomanduar maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura, pavarësisht thirrjeve nga disa mjekë për ta bërë këtë.
“Nuk ka kuptim të vendoset detyrimi për të mbajtur maska nëse nuk do të zbatohet”, tha Albanese për radion ABC. Ai tha gjithashtu se zyrtarët shëndetësorë duhet të kenë parasysh ndikimin e kufizimeve të rënda në shëndetin mendor.
Numri i të shtruarve është afër pikut nga janari. Janë rreth 5350 pacientë me COVID-19 në spitalet australiane. Autoritetet u bënë thirrje kompanive që të lejojnë punëtorët të punojnë nga shtëpia dhe rekomanduan që banorët të marrin të ashtuquajturat dozë përforcuese. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...