Policia amerikane u ka bërë thirrje personave që gjenden brenda zyrave të Senatit amerikan që të strehohen, pasi është raportuar se mund të ketë një sulmues të mundshëm aktiv.
Senati amerikan është në pushim veror dhe shumica e ligjvënësve nuk janë në zyrat e tyre.
“Nëse jeni brenda ndërtesës së Senatit, të gjithë që gjenden brenda duhet të qëndrojnë brenda pasi ka raportim për një sulmues të mundshëm aktiv. Theksojmë se nuk kemi asnjë raport të konfirmuar për të shtëna”, tha policia e Kapitolit përmes rrjeteve sociale.
Autoritetet e rendit thanë se janë duke vazhduar hetimet për këtë ngjarje, pasi pranuan një thirrje emergjente, shkruajnë mediat amerikane.
Një këshilltar i policisë së Kongresit amerikan u bëri thirrje personave që gjenden brenda zyrave të qëndrojnë brenda dhe të pajisjen me pajisje për emergjenca. Po ashtu, ai ka kërkuar që ata të ndalin zërin e pajisjeve elektronike.
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme