Google ADS

Alarm për bombë në aeroportin e Bazelit, evakuohen pasagjerët

12:21 | 26 Korrik 2024
KRG

Aeroporti i Baselit është evakuuar e tëra, pas një alarmi për një bombë.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Aeroportit ku ka kërkuar që të evakuohet në tërësi aeroporti, duke mos dhënë detaje më shumë, raporton Arbresh.info.

“Për arsye sigurie, terminali duhej të evakuohej dhe aktualisht është i mbyllur. Informacione të mëtejshme do të vijojnë” – thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërsa  mediumet e ndryshme zvicerane kanë raportuar se dyshimet e para janë për një bombë e mundshme, andaj për arsyeja sigurie janë larguar të gjithë nga ambientet e aeroportit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme