Aeroporti i Mançesterit është evakuuar për shkak të një valixheje të braktisur.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë turma njerëzish duke pritur në pistë pasi iu kërkua të largohen nga terminali 2, transmeton portali arbresh.info.
Pasagjerët janë duke raportuar për prezencë të madhe të policisë së armatosur, dhe thonë se incidenti është shkaktuar për shkak të një valixheje të braktisur.
Thuhet se evakuimi është një masa parandaluese derisa të hetohet rasti.
Zyrtarët e detonimit të bombave janë të pranishëm dhe një shpërthim i kontrolluar është duke u zhvilluar.
Sulmi vjen vetëm disa javë pas bombardimeve në Manchester Arena, por një zëdhënës i policisë konfirmoi se dy incidentet nuk janë të lidhura./Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...