Të paktën 30 arinj të uritur kanë arritur në fshatin Rirkaipij në bregun perëndimor të Chukotka, njoftoi Fondi Botëror për Natyrën e Rusisë.
“Sot, patrullat numëruan rreth 30 arinj polare. Këto janë të vetmet që dallohen me dylbi, ka shumë të ngjarë që ka më shumë,” thuhet në deklaratë, ku theksohet se shumica e arnijëve ishin të uritur dhe të dobët për nga shëndeti, transmeton portal arbresh.info
Fondi deklaroi se disa nga këto kafshë janë në Kepin e Kozhevnikova (një gadishull i vogël një kilometër nga shtëpitë) dhe se të tjerët po depërtojnë deri në vendbanim mbi akullin e thyer.
Deklarata specifikoi se situata është mjaft e tensionuar, por që brigada “Patrulla e Ariut” po përpiqet ta mbajë atë nën kontroll.
Policia dhe vullnetarët janë duke e kontrolluar vazhdimisht zonën, ndërsa banorëve u është kërkuar që të shtojnë masat e sigurisë.
Sipas ekspertëve, kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimit klimatik, pasi për shkak të shkrirjes së akullit, arinjtë nuk kanë mundësi që të gjejnë ushqim në det, prandaj detyrohen që të dalin në breg. /arbresh.info/
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...