Alarm në Egje, një tjetër ishull grek nën bllokadën turke

01:38 | 6 Mars 2018
Trina Galanxhi

Turqia vazhdon me qëndrimin e saj provokues në Detin Egje, pasi dërgoi një Navtex për operacionet e kërkim-shpëtimit duke mbuluar të gjithë ishullin e Kasterlorizos në Mesdheun lindor.

Sipas Navtex-it 345/2018, territori i tokës turke dhe rajoni i detit rreth ishullit grek të Kastelorizos do të bllokohen nga 7 marsi.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë janë tensionuar, pasi kjo e fundit vazhdon të vejë në pikëpyetje sovranitetin e ishujve grekë në Detin Egje, ndërsa incidenti i fundit e këtyre tensioneve përfshinte arrestimin e dy ushtarëve grekë që u gjendën në territor turk javën e kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme