Google ADS

Alarm ndërkombëtar për variantin e ri të koronavirusit

08:46 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në mbarë botën është ngritur alarmi për një variant të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe, ku një numër vendesh kanë vendosur ndalesë të udhëtimit drejt këtij shteti.

Më shumë se 40 shtete kanë ndaluar arritjet nga Mbretëria e Bashkuar, gjersa BE-ja ka mbajtur bisedime lidhur me formimin e një politike të njëjtë, transmeton portali arbresh.info

Suedia ka ndaluar udhëtarët e huaj nga Danimarka, pasi janë zbuluar raste të variantit të ri.

Tipi i ri është më i transmetueshëm, por nuk ka prova se është më vdekjeprurës.

Ndërsa lista e vendeve që vendosnin kufizime të udhëtimit në MB u rrit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u përpoq të vinte rreziqet në kontekst.

Shefi i urgjencave të OBSH-së Mike Ryan tha se llojet e reja ishin një pjesë normale e evolucionit të një pandemie dhe se nuk ishte “jashtë kontrollit”, duke kundërshtuar Sekretarin e Shëndetësisë të MB-së Matt Hancock, i cili përdori këto fjalë të dielën.

Në një zhvillim tjetër, udhëtarët nga Afrika e Jugut po përballen gjithashtu me bare nga disa vende pasi u zbulua një variant tjetër i ri i virusit që nuk ka lidhje me atë të gjetur në MB./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme