Vullkani Kilauea në Hawaii mund të ketë një shpërthim tronditës në çdo kohë, njofton Shërbimi Gjeologjik Amerikan.
Vullkani tashmë prej 10 ditësh ka shpërthyer, e më shumë se dy mijë banorë janë evakuuar, transmeton portali arbresh.info.
“Në çdo kohë, aktiviteti mund të jetë më shpërthyes, duke rritur intensitetin e prodhimit të hirit dhe projektileve balistike në ajër”, tha SHGJA.
SHGJA gjithashtu ngriti nivelin e alarmit aviatik të vullkanit në më të lartin, atë të kuq, që tregon se shpërthimi i madh vullkanik është i pashmangshëm, në rrugë apo aktiviteti i rrezikshëm i dyshuar./Arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve