Tre trafikantë janë dënuar me 125 vjet burg nga një gjykatë turke, pasi ata akuzohen për mbytjen tragjike të vogëlushit sirian Alan Kurdi në vitin 2015.
Burrat, të cilët ishin organizatorët e një rrjeti trafikimi, u kapën nga forcat turke të sigurisë këtë javë në provincën jugore të Adana dhe u dënuan të premten, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Andalou, transmeton portal arbresh.info
Ata ishin në arrati pasi ikën gjatë gjyqit të tyre. Të pandehurit e tjerë turq dhe sirianë gjithashtu kanë marrë dënime me burg pas vdekjes së vogëlushit në shtator 2015.
Burrat u dënuan në Gjykatën e Lartë Penale në Bodrum me akuzat për vrasje të qëllimshme.
Trupi i 3-vjeçarit u shfaq në bregun e një plazhe në Bodrum të Turqisë, pasi varka që transportonte refugjatë u fundos në bregdet. Një oficer u fotografua duke transportuar fëmijën pa jetë.
Imazhi zemërthyer i djalit në plazh shkoi viral në të gjithë botën.
Dymbëdhjetë refugjatë u mbytën atë ditë gjatë një përpjekjeje të dështuar për të lundruar në ishullin Grek të Kos, përfshirë vëllain e vogëlushes 5 vjeçare, Galip, dhe nënën e tyre, Rehen. Babai i djemve, Abdullahu ishte i vetmi i mbijetuar nga familja e tyre e ngushtë. Ai i mori trupat e tyre përsëri në Koban, në Siri për të varrosur.
Më shumë se 6.7 milionë sirianë janë larguar nga zonat e luftës që nga viti 2011, sipas Kombeve të Bashkuara./arbresh.info/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor