Ligjvënësit e Alabamës kanë miratuar një projektligj ku aborti bëhet i jashtëligjshëm në këtë shtet, një nga ligjet më strikte në SHBA.
Senati i shteti aprovoi ligjin me 25 vota kundrejt gjashtë, duke refuzuar përjashtimet për rastet e përdhunimit ose incestit, transmeton portali arbresh.info.
Tani do të shkojë te guvernatorja republikane Kay Ivey. Ajo nuk ka thënë nëse do ta nënshkruajë atë, por ajo shihet si një kundërshtare e fortë e abortit.
Aktivistët shpresojnë se do të sfidojë një vendim të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të vitit 1973 që legalizoi abortin në SHBA.
Ligji u miratua 74-3 më parë këtë muaj në Dhomën e Përfaqësuesve të Alabama.
Aborti do të lejohej vetëm në rrethana të caktuara për të mbrojtur shëndetin e nënës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...