Al-Shabab merr përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës jashtë bazës turke në Somali

13:57 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur jashtë një baze ushtarake turke në kryeqytetin somalez, Mogadishu, duke vrarë të paktën dy persona.

Kjo ishte hera e parë që baza turke në Mogadishu, më e madhja e Turqisë jashtë vendi të ishte cak i sulmit nga grupi rebel i Al-Shabab, transmeton portali arbresh.info.

Grupi me bazë në Somali shpejt mori përsipër përgjegjësinë për sulmin, sipas Radio al-Furqan, një nga bashkëpunëtorët e radios të këtij grupi.

Zëdhënësi i qeverisë Somali, Ismail Mukhtar i tha agjencisë së lajmeve Anadolu se rojet e sigurisë qëlluan sulmuesin që po përpiqej të hynte në objektin ushtarak.

“Ai pretendoi të ishte praktikant në akademinë ushtarake Turqi-Somali, por u qëllua dhe shpërtheu jashtë kampit, duke vrarë veten dhe dy civilë,” tha Mukhtar.

Ai shtoi se asnjë ushtar somalez ose shtetas turk nuk u vranë ose u plagosën në sulm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme