Google ADS

Al-Qaeda merr përsipër sulmin që la të vdekur 40 persona në Damasak

18:09 | 12 Mars 2017
Arbresh.info

Një grup xhihadistësh sirianë të lidhur me al-Qaeda, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e dyfishtë me bombë të premten në kryeqytetin Damasak , i cili vrau të paktën 40 persona.

Hayat Tahrir al-Sham, tha se sulmi ishte një ‘mesazh për Iranin”, për mbështetjen e dhënë presidentit sirian Bashar al Assad, raporton BBC.

Pjesa më e madhe e të vdekurve ishin pelegrinë irakianë, sipas Observatorit Sirian për Të drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Observatori thotë se numri i të vdekurve në sulm është 74 por kjo shifër nuk është konfirmuar.

Qeveria në Irak thotë se 120 persona janë plagosur gjatë sulmit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme