Google ADS

Al-Hussein nga OKB kritikon Izraelin për trajtimin e palestinezëve

12:25 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Zeid Ra’ad al-Hussein, ka kritikuar Izraelin për trajtimin e palestinezëve në Rripin e Gazës.

Ai tha se përgjigja e tyre ndaj protestave të fundit ishte “krejtësisht joproporcionale”, transmeton portali arbresh.info.

Izraeli ka mbajtur 1.9 milionë palestinezë “të përfshirë në një lagje toksike nga lindja deri në vdekje” në Rripin e Gazës, tha të premten në një sesion të posaçëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Zeid Ra’ad al-Hussein.

Vërejtjet e tij vijnë pasi Këshilli filloi shqyrtimin e një projekt-rezolute për dërgimin e një hetimi ndërkombëtar për krimet e luftës në Gaza për të hetuar vrasjen e protestuesve nga forcat izraelite./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme