“Presidenti amerikan Donald Trump nuk mund të ndalë rrjedhën, e të bllokojë luftën ndaj ndryshimeve klimatike”, tha ish-zëvendëspresidenti amerikan, Al Gore, ndërsa promovoi filmin e tij më të fundit mbi ngrohjen globale në Festivalin e Filmit në Kanë.
“Një vijimësi e paleverdisshme: E vërteta e pushtetit” pason “Një e vërtetë e paleverdisshme”, dokumentari që ka meritat për vendosjen e ndryshimeve klimatike në qendër të diskutimeve politike në SHBA, një dekadë më parë.
I xhiruar kryesisht pas zgjedhjes së Trump president, në dokumentar shfaqet kandidati republikan në fushatë elektorale, që premton se do të rishikojë rregulloret ambientaliste dhe do të zgjerojë industritë e qymyrit dhe naftës.
Në një pikë, Trump thotë se “neve na nevojitet pak ngrohje globale…po ngrijmë”.
Por me pengesat ligjore dhe politike, Gore thotë se Trump nuk do të mundet të pengojë distancimin e shoqërisë nga karburantet fosile.
“Tani, pas 4 muajve të administratës ‘Trump’, ne e dimë se askush, as vet presidenti nuk mund të ndalojë lëvizjen për klimën. Gjykatat kanë bllokuar pjesë të përpjekjeve të tij dhe Kongresi ka refuzuar të veprojë mbi pjesë të tjera të axhendës së presidentit. Populli amerikan është i vendosur të ecë përpara dhe këtë do të bëjë”, tha Al Gore.
“Një vijimësi e paleverdisshme” u shfaq premierë në Festivalin “Sundance” në janar, e nga kritika u prit me vlerësime të ndryshme. Pati nga ata që thanë se ishte si çdo film tjetër, një film që bazohet te një problem jetësor. Por të tjerë thanë se, dobësia më e madhe e filmit ishte se Al Gore nuk kishte mundur ta godiste Trumpin aq sa duhej.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...