Google ADS

Akuzuesja e Brett Kavanaugh, gati të dëshmojë përpara Kongresit

23:10 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Në SHBA, një numër senatorësh, përfshirë dhe disa republikanë, po bëjnë thirrje për tështyrë procesin e votimit të kandidatit për Gjykatën e Lartë Brett Kavanaugh, pasdeklaratave publike të një gruaje, se ai e ka sulmuar seksualisht kur të dy ishin në shkollë të mesme. 

Christine Blasey Ford, pedagoge në universitetin e Palo Alto-s në Kaliforni, tha për gazetën “Washington Post” se gjatë sulmit ishte frikësuar për vdekje.Avokatja e zonjës Ford, Debra Katz bëri të ditur se ajo është gati të dëshmojë përpara Kongresit rreth incidentit. Ajo tha se zonja Ford i karakterizon veprimet e zotit Kavanaugh si “përpjekje për përdhunim” dhe beson se “nëse ai nuk do të ishte në gjendje shumë të dehur, do ta kishte përdhunuar”. Ndërkohë në një koment të hënënkëshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway tha se zonja Ford “nuk duhet fyerdhe nuk duhet të injorohet”.

Në një koment të zonjës Christine Blasey Ford të botuar të dielën ajo thoshte se gjatë sulmit “kishte menduar se Brett Kavanaugh mund ta vriste pa dashje”.

Sipas saj incidenti kishte ndodhur gjatë një feste në Maryland në vitet ‘80, kur ajo dheBrett Kavanaugh ishin në shkollë të mesme.

Ajo tha se Brett Kavanaugh dhe një shok i tij e patën rrethuar në një dhomë gjumi. Më pas Kavanaugh e kishte hedhur në një krevat dhe ishte përpjekur t’i hiqte rrobat. Sipas saj të dy djemtë ishin “të dehur dhe mezi mbaheshin në këmbë”. Por Brett Kavanaugh i ka mohuar akuzat.

“I mohoj këto akuza kategorikisht dhe pa mëdyshje “, thuhej në një deklatë të tij javëne kaluar. “Nuk i kam bërë këto gjëra as në shkollë mesme dhe as në çdo periudhë tjetër”.

Të enjten pritet që komisioni juridik i Senatit të votojë për kandidaturën e zotitKavanaugh. Në një deklaratë të komisionit të dielën akuzoheshin demokratët për fshehjen e akuzave Christine Blasey Ford deri në prag të votimit.

Senatori republikan Lindsey Graham, anëtar i komisionit, tha se pajtohej me shqetësimet e shprehura në deklaratë, por tha gjithashtu se do ta mirëpriste një seancë dëgjimore me zonjën Ford, nëse ajo do të dëshironte të fliste me anëtarët e komisionit.

“Nëse komisionit do duhet ta dëgjojë znj. Ford, duhet ta bëjë menjëherë, që procesi të vazhdojë sipas planit”, tha zoti Graham.

Një tjetër republikan i komisionit senatori Jeff Flake, shkoi edhe më tej, duke thënë se ai nuk do të votonte për miratimin e kandidaturës së zotit Kavanaugh, pa dëgjuar më parë Christine Blasey Ford.

Një republikane tjetër, senatorja Lisa Murkowski, i tha të dielën rrjetit televiziv CNN se komisionit duhet të marrë në konsideratë shtyrjen e votimit.

“Kjo nuk është diçka që doli gjatë seancave dëgjimore dhe nëse ka diçka të vërtetë në ato që thuhen, çështja kërkon një përgjigje”, tha ajo.

Demokratja më e lartë e komisionit senatorja Dianne Feinstein, në krye të një numri demokratësh bëri thirrje për shtyrje të votimit.

“E mbështes vendimin e zonjës Ford për të ndarë publikisht historinë e saj. Tani që eajo e bëri këtë gjë është në duart e FBI-së të kryejë një hetim. Kjo duhet të ndodhëpërpara se Senati të bëjë përpara lidhur me kandidaturën e zotit Kavanaugh”, thuhej në një deklaratë të zonjës Feinstein të lëshuar të dielën.

Udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer bëri gjithashtu thirrje për shtyrje të procesit të konfirmimit, ndërsa po hetohen akuzat e zonjës Ford.

“Të ushtrosh presion për të kryer një votim tani, do të ishte një fyerje për gratë e Amerikës dhe integritetin e Gjykatës së Lartë” tha ai në një deklaratë.

53 vjeçari Brett Kavanaugh është një gjykatës federal i apelit në Uashington. në muajin korrik Presidenti Donald Trump e emëroi atë për një vend në Gjykatën e Lartëpas daljes në pension të ish-anëtarit të gjykatës Anthony Kennedy.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme