Ish diplomati i Vatikanit i cili akuzoi Papën për mbulimin e raporteve të abuzimit të klerikëve është larguar nga Italia nga frika për jetën e tij.
Në një letër 11-faqëshe të publikuar të dielën, kryepeshkopi Carlo Maria Vigano tha se Papa Françesku e dinte për akuzat kundër kardinalit amerikan prej pesë vitesh para se ta pranonte dorëheqjen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Blogeri italian Aldo Maria Valli thotë se kryepeshkopi i tha atij para se letra të botohej se kishte “blerë tashmë një biletë avioni”.
Duke rikujtuar një takim midis palë, Valli përshkruan atë që i tha kryepeshkopi duke shkruar: “Ai do të largohet nga vendi, nuk mund të më thotë se ku po shkon, nuk do ta kërkoj, numri i tij i vjetër i telefonit celular nuk do të funksionojë. Ne thamë lamtumirë për herë të fundit”./Arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante