Një amerikan që punonte për agjencinë e inteligjencës ushtarake u deklarua fajtor të martën nën akuzën se i dha Kinës informacione konfidenciale dhe të klasifikuara në lidhje me mbrojtjen e SHBA-së, duke përfshirë dokumente mbi pajisjet, taktikat ushtarake dhe strategjitë.
Nënoficeri Corbin Scholtz u arrestua në mars në Fort Campbell, një bazë ushtarake në Kentakin lindor.
Ai u deklarua fajtor, ndër akuzat e tjera, për zbulimin e informacionit në lidhje me mbrojtjen kombëtare, nxjerrjen e të dhënave konfidenciale në lidhje me pajisjet ushtarake pa autorizim dhe korrupsionin e një zyrtari publik, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Sipas dosjeve, ushtaraku i ka dhënë dokumente konfidenciale ushtarake amerikane një personi që jeton në Hong Kong, i cili thuhet se është i lidhur me qeverinë kineze. Ai mori 42,000 dollarë për të dhënat, sipas Departamentit të Drejtësisë.
Ndër dokumentet që ai dërgoi në Kinë ishte një raport mbi mësimet e nxjerra nga ushtria amerikane nga lufta në Ukrainë, të cilat mund të zbatoheshin për mbrojtjen e Tajvanit, një ishull që Pekini e konsideron një provincë kineze./abcnews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...