Akuzohet për korrupsion, policia mbërrin në shtëpinë e Benjamin Netanyahut

22:21 | 19 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Policia anti-korrupsion ka arritur në rezidencën zyrtarë të kryeministri të Izraelit,Benjamin Netanyahu.

Netanyahu akuzohet për korrupsion, përfshirë pretendimet se ai ka marrë dhurata nga figura të Hollywood-it dhe disa biznismenëve, transmeton portali arbresh.info

The Independent shkruan se në hetim janë duke u shqyruar edhe bisedimet sekrete me botuesin e gazetës më të madhe në Izrael, kur pretendohet se është kërkuar mbrojtja e figurës së kreut.

Skandali ende nuk ka dëmtuar “sundimin” e tij, megjithatë ka dëmtuar vlerësimet e tij në opinion publik.

Edhe pse ende nuk është ngritur ndonjë akuzë zyrtare, Netanyahu i ka quajtur hetimet “gjueshi shtrigash” ndaj disa mediave.

Mediat e Izraelit kanë theksuar se policia beson se ka prova të mjaftueshme për të akuzuar kryeministrin për korrupsion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme