Në rajonin Mazandaran në veri të Iranit janë arrestuar 42 persona të cilët akuzohen për adhurim të djallit (satanizëm), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve (IRNA) Prokuroria në Mazandaran nëpërmjet një deklarate njoftoi kryerjen e një operacioni ndaj një grupi që ishte përcaktuar se kryente rite sataniste në zonën Chalus. Në kuadër të operacionit u arrestuan 42 persona, 14 prej të cilëve femra.
Gjithashtu bëhet e ditur se në operacion janë konfiskuar 11 automjete të personave në fjalë. Pas përcaktimit nga njësitë e shërbimeve inteligjente është arrestuar edhe një person i cili akuzohet si lider i grupit.
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...