Gjykata kineze shpalli fajtor Meng Hongwei-n për keqpërdorimin e autoritetit të tij publik midis viteve 2005 dhe 2017 gjatë shërbimit të tij si zv/ministër i Sigurisë Publike dhe shef i policisë detare të Kinës
Kina ka dënuar me 13 vjet e gjysmë heqje lirie ish-kreun e Interpolit me akuza për korrupsion.
Sipas mediave lokale, Gjykata Popullore e Ndërmjetme Tianjin e Kinës shpalli fajtor Meng Hongwei-n për keqpërdorimin e autoritetit të tij publik midis viteve 2005 dhe 2017 gjatë shërbimit të tij si zv/ministër i Sigurisë Publike dhe shef i policisë detare të Kinës.
Gjykata tha se Meng për 12 vite ka marrë ryshfet gjithsej 14.46 milionë juan (2.1 milionë dollarë).
Meng ishte kinezi i parë që ishte në krye të Interpolit. Ai u emërua në krye të Interpolit në nëntor të vitit 2016, duke pasuar francezin, Mireille Ballestrazzi.
Në muajin tetor të vitit 2018, hetuesit francezë filluan një hetim për zhdukjen e 64-vjeçarit Meng, i cili u largua nga Franca për në Kinë në fund të shtatorit të të njëjtit vit.
Ai nuk ishte “i arritshëm” për mjaft kohë. Gruaja e tij, që jetonte në Lyon me fëmijët e tyre, raportoi zhdukjen e Meng-it tek autoritetet franceze.
Meng nuk do të apelojë kundër aktgjykimit.
Pasi Meng dha dorëheqje për akuzën e pranuar të ryshfeteve nga autoritetet kineze, ai u zëvendësua nga Kim Jong Yang i Koresë së Jugut./AA
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...