Ish-ministri i brendshëm italian, Mateo Salvini, rrezikon një dënim deri në 15 vite burg nëse Senati i vendit miraton të mërkurën akuzat ndaj tij për pengmarrje dhe pengim të paligjshëm të emigrantëve.
Senati italian pritet të mërkurën të vendosë për nisjen apo jo të hetimeve penale ndaj kreut të partisë italiane “Liga”, Mateo Salvini.
Ish-Ministri i Brendshëm tashmë në opozitë akuzohet nga dy gjykata lokale për pengmarrje dhe ndalim të paligjshëm të emigrantëve në vend.
Njëra nga akuzat lidhet me episodin e korrikut 2019, kur Salvini, atëkohë ministër me një politikë të ashpër antiemigracion, do të urdhëronte qëndrimin e 131 refugjatëve për ditë me radhë në ujërat detare të Siçilisë, me arsyetimin se Italia nuk do i pranonte dhe po priste përgjigje nga shtetet e tjera.
Një muaj më vonë, ai do të urdhëronte një tjetër anije humanitare me 107 pasagjerë që të mos zbarkonte në porte italiane, pavarësisht kushteve.
Në të dyja rastet gjykatat por edhe komisionet parlamentare kanë dalë kundër ish-ministrit.
Nëse Senati do të pranojë kërkesat e tyre, Salvini rrezikon deri në 15 vite burg dhe largimin nga politika.
Partia e tij “Liga” gjithashtu po përballet me padi për larje parash dhe korrupsion ndërkombëtar, për dyshimet se ka tentuar të sigurojë miliona euro përmes një marrëveshjeje hidrokarbure me Rusinë.
Grupimi ultradjathtist i Salvinit mbetet nga më popullorët me gati 33 për qind të votës qytetare, por qëndron në opozitë prej shtatorit 2019, kur koalicionin qeverisës do i votëbesohej Lëvizjes 5 Yjet dhe Partisë Demokratike.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...