Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit Volodymr Zelenskiy, ka mohuar se Ukraina ka kryer sulme brenda territorit rus.
“Ukraina nuk godet territorin e Federatës Ruse. Ukraina po bën një luftë mbrojtëse për të de-okupuar të gjitha territoret e saj. Kjo është aksiomë”.
Në Federatën Ruse po krijohen procese paniku nga një rritje e sulmeve të brendshme ndaj objekteve të infrastrukturës nga objekte fluturuese të paidentifikuara, shkruan The Guardian.
Reuters raporton se Kremlini iu përgjigj deklaratës të mërkurën duke thënë se nuk e besonte atë.
Të martën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi Ukrainën për nisjen e një sërë sulmesh me dronë që synonin infrastrukturën brenda Rusisë, përfshirë afër Moskës, pasi një zjarr shpërtheu në një depo nafte në Tuapse, Krasnodar dhe autoritetet mbyllën për pak kohë hapësirën ajrore mbi Shën Petersburg.
Guvernatorët e dy rajoneve ruse që kufizohen me Ukrainën në lindje – Kursk dhe Belgorod – kanë akuzuar vazhdimisht forcat e armatosura ukrainase për granatime mbi kufirin ndaj objektivave civilë në Federatën Ruse.
Kurti vizitoi Poemën dhe Diamantin, dy foshnjet e para të li...
Viti 2024, vit i vizave/ Sa i vizituan kosovarët vendet Sche...
Jakup Krasniqi mbush 74 vjet sot, kjo është ditëlindja e tij...
Trupat ushtarake franceze do të largohen nga Bregu i Fildish...
Suns dhe Lakers pësojnë humbje në ndeshjet e para këtë vit
Natë kaotike në Gjermani, katër të vdekur dhe disa të plagos...