Demokratët në Shtetet e Bashkuara do të nisin një verifikim për akuzat se Donald Trump ka udhëzuar ish-avokatin e tij personal të gënjente në kongres.
Një raport i “Buzzfeed News” tregon se presidenti republikan i ka kërkuar Michael Cohenit të gënjejë për planet e tij të ngritjes se një kullë Trump në Moskë.
Juristi është dënuar aktualisht me heqje lirie për gënjeshtra në Kongres e për shkelje të tjera.
Trumpi reagoi përmes twitter-it duke rrezuar të gjithë pretendimet e Cohenit në drejtim te tij.
Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, ish-avokati i vet është duke gënjyer për projektin e Moskës me shpresën se kështu mund të përfitoje ulje të dënimit.
Kreu i ri i komitetit të inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff është shprehur se kjo çështje do të hetohet, pasi është mjaft serioze për t’u anashkaluar.
“Do të bëjmë gjithë çfarë është e nevojshme për të zbuluar nëse është e vërtetë”, u shpreh ai. Buzzfeed thotë se raporti i tij bazohet në dëshmitë e dy oficerëve të zbatimit të ligjit, të përfshirë në hetim./tch
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...