Gjykata e qytetit të Syktyvkar në Rusi lëshoi një urdhër arresti për kampionin botëror të shahut dhe bashkëthemeluesin e Forumit Rusia e Lirë (FRF), Garry Kasparov, së bashku me disa aktivistë të tjerë, me akuzën e krijimit të një komuniteti terrorist, financimit të veprimtarive terroriste dhe për për thirrje publike terroriste. Lajmi është raportuar nga mediat ruse dhe ukrainase.
Urdhër arresti u lëshua gjithashtu edhe për aktivisten Yevgeniya Chirikova, ish-drejtorin ekzekutiv të Lëvizjes Ruse të Solidaritetit Ivan Tyutrin dhe ish-deputetin Genadi Gudkov.
Kasparov u largua nga Rusia në vitin 2013 dhe aktualisht jeton në Nju Jork.
Ai bashkëthemeloi FRF, së bashku me aktivistin Ivan Tyutrin në vitin 2016. Forumi prezantohet si një alternativë intelektuale ndaj regjimit aktual politik në Rusi. Në fillim të këtij viti Kasparov u shtua nga Moska në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”./abcnews.al
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag