Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pasi theksoi se SHBA-ja ka pranuar se në Siri ndodhet veçanërisht për rezervat e naftës, tha se “askush (përveç popullit të Sirisë) nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas pyetjes për vlerësimin e tij lidhur me deklaratat e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) se të ardhurat e SHBA-së nga fushat e naftës që kontrollon në Siri shkojnë për Forcat Demokratike Siriane (FDS), Çavuşoğlu tha se po ndjekin me kujdes deklaratat në fjalë nga SHBA-ja.
“Ata gjithashtu e pranojnë se ndodhen atje veçanërisht për rezervat e naftës. Ne po flasim për një vend i cili nuk e fsheh se janë të pranishëm atje për pasuritë, për të konfiskuar pasuritë e naftës të një vendi tjetër. Këtu shohim që veçanërisht nga të ardhurat e marra prej këtu mbështeten organizatat terrorsite si YPG, PKK”, tha Çavuşoğlu në konferencën e përbashkët për media me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO), Hadi Soleimanpour.
“Askush nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë. Ne si Turqi, filluam operacionin ‘Burimi i Paqes’ për të pastruar terroristët dhe jo si të tjerët dhe ashtu sikurse ka pranuar SHBA-ja për të konfiskuar pasuritë e Sirisë. Kemi parandaluar ndarjen e Sirisë për të cilën ne mbështesim fuqimisht integritetin territorial të Sirisë. Ne edhe në proceset në vijim do të vazhdojmë të punojmë që ky rajon të arrijë stabilitet”, shtoi ai.
“Deklarata e SHBA-së e cila vjen nga dhjetëra mijëra kilometra larg se ‘Ne do të vlerësojmë rezervat e naftës së Sirisë’ është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, nënvizoi Çavuşoğlu.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...