Sipas një studimi të ri për mjedisin, akullnajat në pjesën perëndimore të Amerikës Veriore, përfshirë Alaskan, janë duke u shkrirë katër herë më shpejtë se gjatë dekadës së kaluar, duke përkeqësuar edhe më shumë efeket afatgjate të ndryshimeve klimatike.
Sipas studimit të Unionit Amerikan të Gjeofizikanëve, lëvizja e masave të ajrit ka ndryshuar dhe ka sjellur më shumë borë në pjesën e Shteteve të Bashkaura sesa në pjesën e Kanadasë. Besohet se këto ndryshime janë të lidhura ngushtë me ngrohjen globale. Ngrohja e shkaktuar nga djegia e fosileve pritet ta sjellë shkrirjen e vazhdueshme të akullnajave alpine, pavarësisht masave për kontrollim të gazrave.
Akullnajat e Alaskas marrin më shumë vëmendje në Amerikën Veriore për shkak se Alaska po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër kontinentale e Shteteve të Bashkuara. Në njërën nga akullnajat më të gjata të Amerikës, “Mount Hunter”, bora po shkrihet 60 herë më shumë se para 150 vjetëve.
Akullnajat e hulumtuara në studimin e ri janë shumë më të vogla se ato të Alaskas, prandaj ato nuk mund ta rrisin shumë nivelin e oqeanit. Megjithatë, shkrirja e akullnajave pakëson ujin për sistemet e lumenjve kur ka pak reshje bore. Kështu, miliona njerëz në pjesë të ndryshme të botës mund të rrezikohen nga mungesa e ujit.
Autorët e këtij studimi i kanë marrë të dhënat përmes krahasimit të pamjeve satelitore të akullnajave nga vitit 2000 në vitin 2009 dhe nga viti 2009 në vitin 2018. Ata kanë vërejtur ndryshime në lartësinë e akullnajave. Disa hulumtues tjerë po mundohen t’i marrin pamjet e arkivës nga vitet e gjashtëdhjeta në mënyrë që t’i studiojnë efektet afatgjate të ngrohjes globale, shkruan “The Guardian”
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...