Google ADS

Akullnaja në Mont Blanc në rrezik shembjeje

18:31 | 25 Shtator 2019
Arbresh.info

Autoritetet italiane kanë mbyllur rrugët dhe evakuuar kasollet malore, pasi që ekspertët paralajmëruan që pjesë të akullnajës së Mont Blancut mund të shemben.

Rreth 250.000 metra kub të akullit janë në rrezik të ndarjes nga akullnaja Planpincieux në majën Grandes Jorasses, thonë zyrtarët, transmeton portali arbresh.info.

Kryetari i bashkisë së qytetit të afërt të Courmayeur tha që ngrohja globale po ndryshonte malin.

Masivi Mont Blanc është vargu më i lartë malor i Evropës Perëndimore.

Ajo ka 11 maja mbi 4,000 metra në Francë dhe Itali dhe tërheq qindra mijëra turistë çdo vit.

Të martën, kryetari i Bashkisë Courmayeur, Stefano Miserocchi nënshkroi një urdhër për mbylljen e rrugëve në Val Ferret në anën italiane të Mont Blanc, pasi ekspertët paralajmëruan se një pjesë e akullnajës rrëshqiste me shpejtësi 50-60cm në ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme