Siç shkruan “BBC”, nga stuhia e breshrit është krijuar akull deri në 1.5 metra dhe në këtë mënyrë ka bllokuar qindra shtëpi e ka dëmtuar shumë vetura.
Makineritë për mbrojtjen civile u vendosën për të pastruar rrugët në qytetin prej pesë milionë banorësh në veri të qytetit të Meksikës.
Zyrtarët lokal gjithashtu raportuan se edhe disa pemë janë shkatërruar nga kjo stuhi e breshrit, mirëpo nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Autoritetet thonë se 200 shtëpi janë dëmtuar dhe dhjetëra automjete kanë shpërthyer në qytet dhe në rrethinat përreth.
Kjo që ka ndodhur në Guadalajara, në shtetin Jalisco, është një ngjarje e rrallë dhe autoritetet thonë se përballen me stuhi të breshrit mirëpo jo siç ka ndodhur sot.
Guvernatori i shtetit, Enrique Alfaro, e përshkroi atë si të pabesueshme.
“Pastaj ne pyesim veten nëse ndryshimi i klimës është i vërtetë, këto janë dukuri natyrore që nuk janë parë ndonjëherë”, tha ai.