Florind Belliu është aktori shqiptar i cili hodhi gruan nga ballkoni në New York dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë.
Tragjedia e dyfishtë ndodhi teksa sot gruaja e tij Ornela do të festonte ditëlindjen. Por në vend që të ishte një ditë feste, u kthye në një tragjedi të rëndë për familjen Belliu.
Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në New Jork për një jetë më të mirë.
Nuk dihet ende shkaku që ka çuar 35-vjeçarin shqiptar që të ndërmarr këtë akt kaq ekstrem, për gruan dhe veten e tij. Florind Belliu, ka qenë me profesion aktor, ku ka luajtur në disa role, në teatër dhe shfaqje komike./abcnews/
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut