Aktori amerikan Richard Gere u ka ardhur në ndihmë emigrantëve, duke u sjellur ushqime dhe furnizime dhe ka kërkuar mbështetjen dhe ndihmë për anijen e bllokuar, ku si pasagjerë ishin edhe dy binjakë nëntë muajsh.
Ai iu bashkua një anije humanitare në brigjet e Mesdheut, pasi ekuipazhi i saj vazhdoi të presë emigrantët në një port të sigurtë.
Anija spanjolle, Open Arms, ka ngecur në ishullin më jugor të Italisë, Lampedusa, për tetë ditë sepse asnjë vend evropian nuk kishte pranuar të marrë 121 migrantët në bord.
Në një video të publikuar nga Open Arms, ai tha se ‘të gjithë janë mirë’, transmeton portali arbresh.info
“Kishte dy varka në mes të oqeanit. Njëra prej anijeve u kthye mbrapa dhe u mor nga marina Libiane. Ne nuk e dimë se çfarë u ndodhi atyre.”
Gere, 69 vjeç, raportohet të ketë hipur në anije rreth 31 milje larg ishullit.
Në fotot e postuara në rrjetet sociale, Gere ka postuar foto duke u shpërndarë ushqim emigrantëve.
Organizata Open Arms ka deklaruar se të gjithë pasagjerët në bord ishin viktima të dhunës, abuzimeve dhe torturave.
Anija ka qenë shumë afër brigjeve të Italisë, por Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini nuk është duke pranuar që anijët me emigrantë të ndalojnë në brigjet italiane./arbresh.info/
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...
Ndërron jetë ish-legjenda e Barcelonës
Aksident i rëndë në Shipol të Mitrovicës, humb jetën një 65-...