Google ADS

Aktivistja ukrainase ndërron jetë pas sulmit me acid

17:40 | 4 Nëntor 2018
Arbresh.info

Nje aktiviste ukrainase e shquar kundër korrupsionit ka vdekur, tre muaj pasi ajo u plagos ne nje sulm me acid shkruan BBC përcjell arbresh.info

Kateryna Handzyuk, 33 vjec, pësoi djegie mbi40% të trupit të saj dëmtim të rëndë të syrit si rezultat i sulmit më 31 korrik në qytetin jugor të Khersonit.

Zonja Handzyuk, e cila ishte gjithashtu anëtare e këshillit të qytetit të Khersonit, kishte pasur 11 operacione në kryeqytetin e Kievit.

Presidenti Petro Poroshenko  të dielën beri thirrje që vrasësit të dënoheshin. Pesë të dyshuar janë tashmë në paraburgim.

Shkaku i vdekjes së zonjës Handzyuk nuk u bë i ditur menjëherë, por raportet në mediat lokale sugjeruan se ishte një mpiksje gjaku.

Në shtator, aktivisti-i cili gjithashtu bëri fushatë kundër separatizmit të mbështetur nga Rusia postoi një video në të cilën ajo u kërko ukrainasve të luftonin kundër korrupsionit te shfrenuar.

“E di qe tani dukem keq, por te paktën jam duke u trajtuar”, tha ajo. “Dhe unë e di se dukem më mirë se drejtësia në Ukrainë. Sepse atë askush nuk e trajton.”

Vdekja e aktivistes të dielën shkaktoi një ortek reagimesh në mediat sociale në Ukrainë, ku shumë përdorues shprehnin shok./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme