Një aktivist pro-ukrainas në Serbi dorëzoi një “tortë të vdekjes” në ambasadën ruse në Beograd.
Bëhet fjalë për aktivistin Çedomir Stojkoviç i cili shkoi tek ndërtesa me një tortë në duar që kishte dekor si një kafkë dhe krem që dukej sikurse ishte mbuluar me gjak.
“Sot, në Serbinë e pushtuar, sollëm një ‘tortë vdekjeje’ ambasadorit rus dhe një kërkesë për dorëzimin e Vladimir Putinit për krimin e gjenocidit në Ukrainë”, shkroi Stojkoviç në Twitter.
— Advokat Čedomir Stojković 🇷🇸🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) February 24, 2023
“Ne e dimë se vdekja është ajo që ata duan, dhe njerëzit janë ajo që hanë, dhe kjo tortë është një simbol i politikës së tyre”.
Një aleate tradicionale sllave, Serbia ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë pavarësisht pushtimit.
Ndërsa kërkon zyrtarisht hyrjen në Bashkimin Evropian, Beogradi ka refuzuar t’ju bashkohet sanksioneve perëndimore të dizajnuara për të ndëshkuar Moskën për agresionin.
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...