“Polici hidhte mbi ne gaz lotsjellës, sikur të ishte duke vënë sprei për mbytjen e mizave. Ishte shumë e rëndë për shëndetin, gjest i pahijshëm dhe i rrezikshëm”, ka thënë një prej protestuesve.
Si pasojë e hedhjes së këtij gazi, ata kanë pasur djegie në lëkurë, dhimbje në sy si dhe probleme në frymëmarrje, po asnjë prej tyre nuk ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Hedhja e gazit lotsjellës, është bërë pasi ata bllokuan hyrjen e aeroportit, pasi konsideronin se fluturimet e aeroplanëve në atë zonë e ndotnin shumë ajrin në atë pjesë malore.