Google ADS

Aktivistët në Marseille, banjë masive për ndërgjegjësim ndaj klimës

22:24 | 4 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Disa dhjetëra njerëz, duke përfshirë dhe kampionen braziliane të surfit, Maya Gabeira, bënë sot një zhytje masive në brigjet mesdhetare të Marseille, për të ndërgjegjësuar ndaj mbrojtjes së detit.

Debati i mbrojtjes së brigjeve franceze të Mesdheut është ngritur shpesh muajt e fundit në Francë, si për peshkimin dhe dëmet nga trafiku i ngjeshur detar.

Aktiviteti i sotëm kishte në fokus teknikat e sofistikuara të peshkimit me rrjeta që ‘fshijnë’ fundin e detit, duke mbledhur masivisht gjallesat.

Aktivistët thanë se metoda të tilla zhdukin faunën detare njëlloj si metodat ilegale, duke shkaktuar një dëm që kërkon shekuj të rekuperohet./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme