Google ADS

Aktivistët kinez burgosen si pasojë e protestave pro-demokratike

12:04 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Aktivistët kinez burgosen si pasojë e protestave pro-demokratike

Në Hong Kong është burgosur aktivisti Joshua Wong i cili ishte akuzuar për protestat pro-demokratike në vitin 2014, raporton Aljazeera, transmeton arbesh.info.

Protesta ishte bërë në emër të demokracisë si pjesë e Lëvizjes Ombrella.

Sipas avokatit, Wong ka pranuar që është fajtor në të gjitha akuzat.

“Lëvizja Ombrella” kishte filluar një valë protestash në 2014-ën

Dhe kishte arritur t’i binde qindra njerëz që t’u bashkoheshin.

Protestat ishin bërë pranë ndërtesës së presidentit ku po kërkohej për zgjedhje të reja regjionale.

Emri I kësaj lëvizjeje kishte rrjedhur si shkak I përdorimit të ombrellave si mjet i parrezikshëm për t’u mbrojtur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme