Aktivistët e krizës klimatike ndërprenë trafikun ajror në aeroportet kryesore të Gjermanisë të enjten në mëngjes duke u ngjitur në asfalt.
Protestat ishin pjesë e fushatës globale “Nafta vret”.
Aktivistët nga grupi Last Generation fituan akses në pistën e aeroporteve të Berlinit, Këln-Bonit, Nurembergut dhe Shtutgartit, duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet e fluturimit për disa orë për arsye sigurie.
“Së bashku me lëvizjet protestuese aleate, duke përfshirë në ShBA dhe Kanada, Gjenerata e Fundit po bën thirrje për nënshkrimin e një traktati për heqjen e karburanteve fosile”, tha grupi në një deklaratë.
Grupi shpërndau foto dhe video të aksionit në X, duke treguar disa aktivistë me jelek portokalli të sigurisë të ulur në asfalt me pankarta që shkruanin “Nafta vret” dhe “Nënshkruani traktatin”.
“Qeveria gjermane duhet të angazhohet për negociatat ndërkombëtare me synimin e nënshkrimit të një traktati ndërqeveritar për të hequr gradualisht karburantet fosile deri në vitin 2030”, thuhet në deklaratë./Euronews.al
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...