Është ngritur aktakuzë kundër ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për tentim për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.
Trump dhe 18 persona të tjerë përballen me akuza për disa vepra penale, përfshirë për mashtrim, në një aktakuzë 41-faqeshe të ngritur nga një juri e madhe në qarkun e Fultonit më 15 gusht.
Kjo është aktakuza e katërt që ngrihet kundër Trumpit këtë vit.
Trumpi i ka mohuar akuzat për vepra penale në të gjitha rastet.
Prokurorja e qarkut të Fultonit, Fani Willis, e nisi një hetim në shkurt 2021 mbi dyshimet se Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij kishin ndërhyrë në zgjedhje.
Në aktakuzë thuhet se bashkëkonspiratorët “me vetëdije dhe me vullnet iu bashkuan një konspiracioni për ta ndryshuar jashtëligjshëm rezultatin e zgjedhjeve në të mirë të Trumpit.”
Aktakuza të pandehurve iu referohet si “organizatë kriminale”, dhe i ngarkon ata me një varg krimesh, përfshirë:
“Në vend se t’i bindeshin procesit ligjor të Xhorxhias për sfidat e zgjedhjeve, të pandehurit u angazhuan në një kompani kriminale të mashtrimit për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Xhorxhia”, tha prokurorja Willis.
Willis tha se Trumpi dhe të pandehurit e tjerë kanë kohë deri në mesditën e 25 gushtit për t’u dorëzuar vullnetarisht para autoriteteve, duke shtuar se dëshiron që gjykimi ndaj tyre të nisë brenda gjashtë muajve.
Fushata e Trumpit e quajti Willisin, e cila është nga Partia Demokrate, “partizane e tërbuar e cila po e ndjek penalisht ish-presidentin me aktakuza false”./rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...