U bënë një muaj nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari, ndërsa shërbimet bullgare të hetuesisë paralajmëruan se rezultatet e ekspertizave – gjyqësoro – mjekësore, teknike dhe zjarrfikëse – teknike mund të jenë gati deri më 25 dhjetor.
Sipas shefit të Shërbimit bullgar hetues, Borisllav Sarafov, të dhënat kanë treguar se shpejtësia e autobusit me siguri ka qenë e papërshtatshme me kushtet në rrugë ndërsa natën kur ka ndodhur aksidenti ka rënë shi dhe rruga ka qenë e lagësht.
“Shpejtësia e autobusit ka qenë jo e përshtatshme me kushtet në rrugë. Mendoj se i ka dhënë autobusit me mbi 90 kilometra në orë. Kërkesat e një drejtuesi profesionit të autobusit janë më të larta sesa për cilindo drejtues tjetër të autobusit”, tha Serafov.
Ai theksoi se nuk ka lidhje shkak-pasojë midis fatkeqësisë, sinjalizimit rrugor dhe shenjave, duke sqaruar se ato ndoshta kanë kontribuar për të, por drejtuesi është dashur të jetë më i kujdesshëm dhe ta drejtojë autobusin me shpejtësia përkatëse. Megjithatë, Sarafov, theksoi se shenjat në rrugë “me gjasë nuk i plotësojnë kushtet”.
Hetimi deri më tani tregon se autobusi për arsye akoma të panjohura ka shkuar në të djathtë dhe e ka goditur rrethojën mbrojtëse e cila e ndan hapësirën për pushim nga autostrada. Nga goditja është shpuar rezervuari për karburant, ka shpërthyer zjarr dhe automjeti është ngujuar midis rrethojave mbrojtëse që i ndan të dyja korsitë e autostradës.
Ekspertizë e Ministrisë bullgare për zhvillim rajonal dhe punë publike në vendin e incidentit dëshmoi se trotuari është në gjendje të shkëlqyer, shenja është vjetruar, ndërsa nuk është bërë edhe urdhri pranveror për rinovimin e tij.
Në aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor jetën e humbën 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shatë janë lënduar. Ata janë kthyer prej një udhëtimi turistik në Turqi./rtk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...