Asnjë nga 57 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit në avionin që u rrëzua në Vinhedo të Sao Paulos në Brazil nuk i mbijetoi aksidentit ndërkohë që presidenti Inazio Lula Da silva ka shpallur tre ditë zie kombëtare.
Avioni humbi rreth 5 kilometra lartësi në me pak se 2 minuta dhe u rrëzua në kopështin e një shtëpie ku ndodheshin tre persona që fatmirësisht mbeten të padëmtuar.
Të dhënat e sherbimit suedez që monitoron fluturimet në kohë reale, tha se se avioni u ngrit në oren 11:56 dhe u rrëzua në oren 13:22. Por në këtë udhëtim tragjik jo të gjithë ata që duhet të udhëtonin kishin arritur të hipnin në avion pasi kishin mbërritur me vonesë.
Ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të rikuperuar mbetjet, ekspertët kanë filluar studiojnë shkaqet e mundshme të aksidentit.
Modeli avionit ATR-72 me dy motorrë në pronësi të kompanise braziliane Voepas u ngrit pa probleme në orën 11.50 të mëngjesit nga aeroporti Kascavel, në shtetin Parana, në Brazilin jugor drejt aeroportit Guarulhos ku si shkak i rrëzimit dhe nuk mbërriti. /rtsh.al
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...