Ditën e sotmë, në lindje të Kinës, 11 fëmijë dhe shoferi ndërruan jetë pas rrëzimit të autobusit në tunelin e një prej qyteteve të Shangai-t, i cili shpërthej në flakë, duke nxjerr në pah edhe problemet e sigurisë rrugore në vend.
Përplasja ndodhi në Weihai, në kohën kur autobusi po kthehej për në shkollë.
Zyrtarë të pushtetit lokal bënë me dije mediat se autobusi ishte marrë me qira nga “Shkolla Ndërkombëtare Zhogshi”, fëmijët ishin nga vende të ndryshme.
Një mësues, i cili preferoi të qëndronte anonim dhe që kishte dalë i lënduar nga ngjarja, tha se autoritetet lokale ishin duke hetuar mbi rrëzimin e autobusit. Ai nuk u pronocua për asnjë informacion tjetër.
Një punonjës i Konsullatës së Koresë së Jugut, raportoi se femijët ishin të moshës 3-7 vjeç dhe që vinin nga vende të ndryshme.
Hëang Kyo-ahn, presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, shprehu “trishtim të rëndë” mbi vdekjet, të cilat ndodhën në të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale në vend./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...