Google ADS

Aksidenti me 36 të vdekur, Gjest i pazakontë nga Kim Jong Un

08:10 | 25 Prill 2018
Arbresh.info
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka shprehur ngushëllimet për familjet e 36 turistëve që humbën jetën në një aksident rrugor. Autobusi i tyre u përmbys duke lënë të vdekur 32 turistë kinezë dhe 4 koreano-veriorë.
Kim Jong vizitoi vetë në spital disa prej turistëve të plagosur, ndërsa është e pazakontë që mediat e kontrolluara nga regjimi të flasin për ngjarje negative në vendin e tyre. “Kim tha se aksidenti i papritur i ka shkaktuar hidhërim të thellë”, raportoi media koreano-veriore KCNA.

Kim vizitoi gjithashtu ambasadën kineze në Penian, ku shprehu ngushëllimet për turistët kinezë që humbën jetën në aksidentin tragjik. Kina është aleati dhe partneri tregtar më i madh i Koresë së Veriut, dhe kjo lëvizje e tij shihet si një mënyrë për të mbrojtur imazhin në sytë e kinezëve. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme