Katër persona nga Britania kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar pasi u përplasën me një automjet që po kthehej nga pelegrinazhi që bëhet në Mekë.
Zyrtarët kanë konfirmuar se ata kanë vdekur një një aksident tragjik mes automjetesh në Arabinë Saudite. Një prej zëdhënësve ka njoftuar se kishte viktima nga Britania e Madhe, por nuk kanë dalë ende detajet e ngjarjes që ndodhi të shtunën.
“Ne mbështesim familjet e atyre që kanë humbur jetën dhe atyre që janë plagosur nga aksidenti pranë qytetit të Al Khalas në Arabinë Saudite, që është rreth 30 milje larg vendit të shenjtë të Mekës”, tha ai.
Një kompani udhëtimi tha se të vrarët ishin nga Blackburn dhe Preston që po udhëtonin nga Meka në një pelegrinazh në Umra.
Agjencia Hashim Travel tha se autobusi u përplas me një kamion që përmbante karburant, gjë që shkaktoi zjarr./balkanweb/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...