Aksident masiv në Itali për shkak të mjegullës, 30 të lënduar

15:48 | 19 Shkurt 2024
E.H

Qyteti verior i Italisë, Parma është përfshirë nga një trafik i rënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e mjegullës së dendur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A2 jashtë qytetit të Parmës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 30 persona janë plagosur, nga të cilët 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën dhe janë transportuar me urgjencë për në spital.

Për pasojë autostrada është mbyllur dhe në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, mjetet e ndihmës së parë, karabinierët dhe policia. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme