Google ADS

Aksident i rëndë, shuhet e gjithë familja në Majorka

15:59 | 26 Gusht 2019
L G

Mediat kanë publikuar fotografitë e para të familjes së njohur gjermane, e cila një ditë më parë u shua tragjikisht në një aksident ajror, në Majorka të Spanjës.

Biznesmeni August Inselkammer Jr, bashkëshortja e tij Christina dhe dy fëmijët e tyre Max, 11 vjeç dhe Sophie, 9-vjeçe, humbën jetën kur helikopteri që po i transportonte drejt një restoranti u përplas me një avion të vogël.

Përveç familjes me 4 anëtarë, në aksident humbën jetën edhe 3 persona të tjerë, piloti italian i helikopterit, Cedric Leoni, si dhe dy personat që udhëtonin në avionin e vogël, piloti spanjoll Juan Jose Vidal dhe miku i tij Gustavo Serrano.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 dhe konsiderohet si një prej aksidenteve më të rënda ajrore në këtë ishull.

Inselkammer, i cili vinte nga një familje e njohur sipërmarrësish të prodhimit të birrës dhe familja e tij ishin rrugës për të festuar 43-vjetorin e tij të lindjes me disa miq.

Këta të fundit kishin planifikuar gjithashtu që të udhëtonin me helikopter, por përfunduan duke shkuar me makinë, pasi një prej helikopterëve të prenotuar rezultoi shumë i vogël.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në qendër të ishullit, nuk dihen ende dhe po hetohen nga autoritetet spanjolle. Dëshmitarë thanë se përplasja ishte tepër e fortë. Në mesin e personave që panë këtë tragjedi sipas të përditshmes The Sun, mësohet se ishte edhe bashkëshortja e pilotit të avionit të vogël.

Presidentja e qeverisë rajonale Francina Armengol shpalli të dielën 3 ditë zie në nder të 7 viktimave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme